• |
ide | kryesore

Varhelyi: Shpresoj që muajin tjetër të hapim kapitullin e parë të negociatave me Shqipërinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Varhelyi



Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi, ka deklaruar nga parlamenti hungarez se shpreson se muajin e ardhshëm Shqipëria të nisë diskutimet për kapitullin e parë të anëtarësimit në BE, atë për të drejtat themelore.

Varhelyi ishte në kryeqytetin hungarez, Budapest, ku mori pjesë në Konferencën Ndërparlamentare për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP). Ai tha se Shqipëria ka bërë reforma të thella, veçanërisht në drejtësi, ndërkohë që nuk ka kushte nga vendet anëtare të BE-së.

Gjithashtu ai njoftoi ndarjen e vendit tonë nga Maqedonia e Veriut, e cila nuk po arrin që të miratojë ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Bullgaria, kusht për të cilin Brukseli nuk mund të tolerojë qeverinë e djathtë në pushtet në Shkup. Varhelyi tha se tashmë shtetet e Ballkanit kanë paraqitur planet e tyre për agjendat e reformave dhe ato do të vlerësohen individualisht në bazë të arritjeve.

Deklarata e Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerimin në BE:

Tani çështja që kemi përpara nuk është nëse do t’i pranojmë shtetet ballkanike në familjen evropiane, por kur do të ndodhë kjo. Sa më shpejt t’i integrojmë plotësisht këto vende, aq më i fortë dhe më i qëndrueshëm do të jetë stabiliteti në kontinentin tonë. Në këto vite kemi marrë vendime të rëndësishme për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke mbajtur me to konferencat e para ndërqeveritare.

Shpresoj që muajin e ardhshëm të hapim kapitullin e parë të negociatave për çështjet bazë me Shqipërinë dhe ndoshta edhe me Maqedoninë e Veriut, në varësi të miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Ne kemi hartuar dhe zbatuar instrumente si plani i rritjes ekonomike prej 6 miliardë eurosh për të përshpejtuar integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor. 


5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *