• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Lajme, Të fundit
Vranësira dhe reshje shiu



Këtë të martë moti parashikohet i vranët dhe me reshje shiu. Deri në orët e mesditës do të jenë me intensitet mesatar e përgjatë ultësirës perëndimore lokalisht deri të lartë. Më pas reshjet me intensitet të ulët dhe mesatar.

Kjo për shkak se tashmë mbi vendin tonë pritet depërtimi i njëpasnjëshëm i disa qendrave të thella të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta. Depërtimi i këtyre qendrave ciklonare mund të jetë problematike sepse do të sjellin paqëndrueshmëri të menjëhershme dhe energji potenciale të çliruar në mënyrë të vrullshme.

Kjo përkthehet në radhë të parë në mot kryesisht të vranët por më e rëndësishmja reshje shiu të cilat do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *