• |
ide | kryesore

Elon Musk sulmon Taylor Swift: Do të të jap një fëmijë

Paparazzi, Slider



Elon Musk ironizoi së fundmi Taylor Swift për mbështetjen që ajo tregoi karshi kandidates për presidencën e SHBA, Kamala Harris.

Mirë Taylor, fitove. Do të të jap një fëmijë dhe do i mbroj macet e tua me jetën time”, shkroi Musk në X, duke iu referuar deklaratës së artistes, e cila tregoi se do të votonte Kamala Harris.

Ç'ndodhi?! Elon Musk thumbon Taylor Swift: “Do të të

Taylor e etiketoi veten si një “grua me mace dhe pa fëmijë”, duke shigjetuar kështu JD Vance, kandidatin e propozuar nga Donald Trump si zëvendëspresident, në rast se ai fiton garën për Shtëpinë e Bardhë.

Vance është shprehur se: “SHBA është udhëhequr nga gra pa fëmijë që kanë mace dhe ato janë të palumtura me jetët e tyre. Zgjedhjet që ato kanë bërë e kanë bërë edhe pjesën tjetër të vendit të palumtur”.

Swift shtoi se ishte habitur pozitivisht edhe nga Tim Walz, i cili i është bashkuar fushatës së Harris, duke shtuar se ai prej kohësh është një mbështetës i të drejtave të komunitetit LGBTQ+ dhe abortit.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *