• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për fundjavën: Rrebeshe shiu dhe ftohtë

Arkiva, Lajme, Të fundit
motit



Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore. Temperaturat do të ulen ndjeshëm.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti si për ditën e Shtunë ashtu dhe për ditën e Diel parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por përgjatë ditës nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve dhe kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Por, për ditën e nesërme pjesërisht në zonën e veriperëndimit dhe kryesisht zonën e qendrës deri në orët e mesditës reshjet lokalisht me intensitet deri dhe të lartë. Këto reshje me intensitet deri dhe të lartë do të jenë në formën e rrebesheve apo stuhive afatshkurtra shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike çka mund të bëjë që të jenë problematike për zonat urbane.

Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim kryesor verilindje dhe juglindje dhe shpejtësi mesatare 5-12 ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës problematike dhe shpejtësi deri në 12-18m/s.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *