• |
ide | kryesore

Arrestohet 44-vjeçari në Shkodër, pronari i një lokali kapet me køkainë, peshore dhe para

Lajme, Të fundit



Shiste doza kokaine në lokalin e tij, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari i dyshuar në Shkodër. Sekuestrohen edhe lëndë narkotike dhe sende materiale në cilësinë e provës.

Policia vendore njoftoi sot finalizimin e operacionit “Tempulli” nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.I arrestuari është B. S., 44 vjeç, banues në Shkodër.

“Gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tij, në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza kokaine gati për shitje dhe materiale e para që dyshohet të jenë përfituar nga kjo veprimtari kriminale”, sqaroi policia vendore.

Gjithashtu u sekuestruan; doza kokaine që u gjetën në lokal, 1 peshore, 2 celularë dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Materialet e dosjes për këtë rast i kaluan Prokurorisë Shkodër, për të hetuar rrjetin e bashkëpunëtorëve të 44-vjeçarit të ndaluar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *