• |
ide | kryesore

Taylor Swift falenderon publikisht Travis Kelce

Paparazzi, Slider



Taylor Swift falenderoi së fundmi  partnerin e saj,  Travis Kelce ndërsa merrte çmimin e saj në MTV Video Music Awards për videon e vitit për këngën “Fortnight”.

Dëgjoja gjithnjë dikë që gëzonte për mua nga ana tjetër e studios, kur po xhironim videoklipin e “Fortnight”. Ai person ishte i dashuri im, Travis. Çdo gjë që ky burrë prek, kthehet në lumturi, argëtim dhe magji. Dua ta falenderoj që e shtoi diçka të tillë në xhirime, sepse do ta mbaj mend gjithmonë”, u shpreh ajo.

 “Ok, Taylor e tha në një moment kur e gjithë bota i ka sytë nga ajo. Goca ime ka rënë në dashuri”; “Sa fjalë të bukura, sa dashuri e pastër”, ishin disa nga komentet e njerëzve në rrjetet sociale.

Taylor është artistja më e vlerësuar me çmimet VMA në histori. Ajo u nominua për 12 çmime, për këngën më të mirë, videon e vitit, regjinë më të mirë, bashkëpunimin, editimin, koreografinë, efektet vizuale  dhe këngën e verës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *