• |
ide | kryesore

Baste online përmes celularit, arrestohet pronari i lokalit në Elbasan

Lajme, Të fundit
bastet



Një person u vu në pranga në Elbasan pasi në lokalin e tij ushtrohej veprimtaria e paligjshme e basteve online përmes celularit. Gjithashtu nisi hetimi ndaj një tjetri në gjendje të lirë pasi ata u kapën duke vënë baste sportive në një lokal përmes celularit në lagjen ‘Shënkoll’.

“Policia vuri në pranga në kuadër të operacionit ‘Sundimi i ligjit’, pronarin e këtij lokali, Dh. K., 60 vjeç, si dhe referuan materialet në prokurori për E.P., 49 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu u sekuestruan edhe 2 aparate celularë, që përdoreshin për të luajtur baste sportive.

‘-arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. K., 60 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e 60-vjeçarit, në lagjen “Shënkoll”, shërbimet e Policisë gjetën në celularin e tij, biseda dhe aplikacione për vënien e basteve sportive;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në ketë lokal, duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit”, njofton policia.


1 Comment

  1. Kur do i hapin bastet keta se kane dy vite qe thone do i hapim, do i hapim. T’i hape pra shteti, mos lejoje krimin te geloje, sic po gelon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *