• |
ide | kryesore

Basteve sportive nëpërmjet celularëve, arrestohen 2 persona, procedohet 4 të tjerë në Tiranë

Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nën akuzën se ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve. Lidhur me këtë rast, policianjoftin se gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 5 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

DVP Tiranë

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike finalizon pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacionin policor të koduar “Vakum”. Ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve, vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 4 të tjerë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 5 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Vakum”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit E. R., 31 vjeç, dhe R. M., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Gj. D., 60 vjeç, A. A., 40 vjeç, A. E., 47 vjeç, R. Ç., 23 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte në Tiranë, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 5 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *