• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta vëllai i Michael Jackson

Paparazzi, Slider



Tito Jackson, anëtari i grupit pop Jackson 5 dhe vëllai i të ndjerit Michael Jackson, ka ndërruar në moshën 70-vjeçare.

Tito ishte në grupin ikonë së bashku me vëllezërit Jackie, Jermaine, Marlon dhe Michael.

Steve Manning, mik i vjetër i familjes Jackson dhe ish-menaxher, i tha ET se artisti vdiq ditën e sotme. Tre djemtë e tij, Taz, Taryl dhe TJ Jackson konfirmuan lajmin në një postim në Instagram:

“Jemi të tronditur, të pikëlluar dhe të shkatërruar”, thuhet në postim. “Babai ynë ishte një njeri i jashtëzakonshëm që kujdesej për të gjithë dhe mirëqenien e tyre”. Dhe vazhdon: “Do të na mungojë shumë. Do të jetë përgjithmonë “koha e Titos” për ne. Ju lutemi mos harroni të bëni atë që babai ynë gjithmonë mbrojti dhe kjo është ‘të duam njëri-tjetrin’. Të duam gjysh”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *