• |
ide | kryesore

Policia jep alarmin: Kujdes nga këto mesazhe që ju vijnë në Whatsapp

Arkiva, Lajme, Të fundit
policia



Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me disa tentativa të shtuara kohët e fundit të personave që vjedhin të dhënat personale nëpërmjet faqeve të Facebook. Nëpërmjet një linku që ju dërgohet në Whatsapp ju vidhet llogaria e Facebook dhe më pas ju kërkohen para për ta marrë atë mbrapsht.

“Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit dhe platformave virtuale, me qëllim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, ka konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, (por jo vetëm).

Në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet. Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive të personave të mashtruar, në mënyrë të padrejtë.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë bën thirrje që në qoftë se jeni ose dyshoni se mund të jeni i prekur nga dërgimi i këtyre mesazheve, të paraqiteni pranë zyrave tona, si dhe këshillon që të mos kryeni asnjë veprim kundrejt këtyre mesazheve, të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj” – thuhet në njoftimin e policisë së shtetit. ©LAPSI.al


3 Comments

  1. Berisha thotë në mbledhje, duke akuzuar Ylli Pangon për lobing ndaj Presidentëve të klibeve të futbollit, se nëse ka procedura të sakta nuk ekziston asnjë terren sportive në Tiranë. Dhe përmend në fillim Stadiumin “Qemal Stafa”, “klubin Partizani” dhe kubin “Dinamo”.

    “Nuk ekzistojnë stadiume në Tiranë, po të isha unë kryetar bëshkie, e po e bëri ai e përgëzoj. Stadiumet nuk duhet në mes të qytetit, duhet të dalin anash”, thekson Sali Berisha.

  2. Une skam leke, pra te me hajne karin me gjithe faqebuk.
    Ardhji vjelliu e qan sigurine kibernetike. O copa karash iku timsi, etj. Shifni se mos keni ndonja kabell ilegal. Te rroje partia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *