• |
ide | kryesore

Arrestohet Sean “Diddy” Combs

Paparazzi, Slider



Sean “Diddy” Combs  u arrestua në një hotel në Manhattan ditën e djeshme pasi u padit nga një juri, konfirmojnë burimet për PEOPLE.

“Më herët këtë mbrëmje, agjentët federalë arrestuan Sean Combs, bazuar në një aktakuzë të mbyllur të ngritur nga SDNY,” tha në një deklaratë Prokurori i SHBA Damian Williams . “Ne presim që në mëngjes të shkojmë për të zbërthyer aktakuzën dhe do të kemi më shumë për të thënë në atë kohë”.

Reperi u arrestua ë një hotel në Manhattan nga Homeland Security Investigations, thanë burimet për PEOPLE, pas disa muajsh akuza të vazhdueshme për sulme seksuale dhe trafikim  kundër tij.

“Ne jemi të zhgënjyer me vendimin për të ndjekur atë që ne besojmë se është një ndjekje e padrejtë e z. Combs nga Zyra e Prokurorit të SHBA,” tha avokati i Combs, Marc Agnifilo, në një deklaratë për mediat.

Sean ‘Diddy’ Combs është një ikonë muzikore, sipërmarrës i vetë-bërë, familjar i dashur dhe filantrop i dëshmuar që ka kaluar 30 vitet e fundit duke ndërtuar një perandori, duke adhuruar fëmijët e tij dhe duke punuar. Ai nuk është kriminel”.

“ z. Combs nuk ka qenë gjë tjetër veçse bashkëpunëtor me këtë hetim dhe ai u zhvendos vullnetarisht në Nju Jork javën e kaluar në pritje të këtyre akuzave,” vazhdoi Agnifilo. “Ju lutemi, rezervoni gjykimin tuaj derisa t’i keni të gjitha faktet. Këto janë veprimet e një njeriu të pafajshëm që nuk ka asgjë për të fshehur dhe ai mezi pret të pastrojë emrin e tij në gjykatë.”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *