• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu afatshkurtra

Lajme, Të fundit



Këtë të mërkurë vendi ynë do të këtë mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu të cilat nisën që në mesnatë në pjesën më të madhe të vendit. Në orët e para të mëngjesit reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurta në të gjithë territorin. Gradualisht ato do të ulin intensitetin por do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa në lugina, male dhe bregdet hera-herës arrin shpejtësi 8-14m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-3ballë. Temperaturat parashikohen me rritje të lehtë në orët e mëngjesit ku vlerat minimale do të jenë jo më të ulëta se 10 °C (kjo për zonat malore), si dhe pa luhatje të ndjeshme në vlerat e mesditës ku temperaturat maksimale nuk pritet ti kalojë 27°C(kryesisht bregdeti dhe zonat e ulëta).


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *