• |
ide | kryesore

VIDEO/ Hapet për herë të parë varri i Jezu Krishtit

Arkiva, Planet
mo_1478071205-5654460.jpg


Për herë të parë në shekuj, shkencëtarët kanë ekspozuar sipërfaqen origjinale të asaj që prej kohësh është konsideruar si varri i Jezu Krishtit.

Pas heqjes së pllakës së mermerit, kërkuesit janë befasuar nga zbulimi i një shtrese të mbushur me materiale.  Disa orë pas heqjes së pllakës,ata zbuluar edhe një pllakë të dyte me një kryq të gdhendur, pllakë e cila mendohet se është ajo ku u shtri trupi i Jezusit.

National Geographic ka filmuar pamjet e rralla të pa ekspozuara më parë nga pjesa origjinale e varrit të Jezusit.

“Jam tepër i mahnitur. Po më dridhen gjunjët pasi nuk e prisja këtë”, thotë Fredrik Hiebert një nga arkeologët e përfshirë në projekt.

“Nuk jemi 100% të sigurt, por duket se kemi prova të dukshme që vendndodhja e varrit nuk është zhvendosur gjatë kohës, diçka për të cilën historianë dhe arkeologë kanë debatuar gjatë” ka përfunduar ai.