• |
ide | kryesore

VIDEO/ Dy adoleshentë barrikadë policisë dhe në fund vrasin njëri-tjetrin LIVE

Arkiva, Planet
russia-14.jpg


Dy 15-vjeçarë janë gjetur të vdekur në brendësi të një shtëpie në rajonin Pskov në Rusi. Gjithçka u sqarua nga një filmim që dy të rinjtë e bënë vetë livestream ndërsa i kishin ngritur barrikadë policisë në shtëpinë e tyre.

Denis Muravyov fillimisht i qëlloi nënës së të dashurës së tij Katya dhe më pas nuk pranoi t’i dorëzohej policisë. Në fund dy të rinjtë u vranë LIVE ndërsa vide po transportohej në rrjetin Periscope.

Gjithçka nisi pasi nëna e qortoi të bijën sepse kishte ikur pa leje në një festë me shoqet, por u godit nga i dashuri i saj. Më pas dy të rinjtë nisën të transmetonin LIVE se si pinin alkool dhe marijuanë dhe u përgjigjeshin pyetjeve të shokëve.

Në fund Katya i drejton pistoletën Denis duke i thënë: Nuk kemi zgjidhje tjetër”. Ai shtoi: “Nëse nuk dorëzohemi, do të vdesim. Por nëse dorëzohemi nuk do ta shohim njëri tjetrin për shumë kohë”.

Ata qëndruan brenda shtëpisë për 3 ditë ndërsa policia kërkoi që të dorëzohen. Të rinjtë i gjetën armët që i përkisnin njerkut të vajzës që punonte në forcat speciale. /lapsi.al/