• |
ide | kryesore

Çfarë kishte shkruan Kim Jong-un në letrën dërguar Kongresit Amerikan

Arkiva, Planet
north-korea-nuclear-weapon.jpg


Parlamenti i Koresë së Veriut dërgoi një letër të rrallë proteste në Kongresin Amerikan mbi paketën e re të sanksioneve të rrepta, ndaj shtetit diktatorial.

Sipas “Fox News”, letra i dënonte sanksionet si një “veprim i urryer kundër njerëzimit”.

Nuk është hera e parë që Kim Jong-un dënon lëvizjet e Uashingtonit, për të censuruar programin e tij bërthamor, por letër e drejtpërdrejtë në Kongres është e rrallë, shkruan televizioni prestigjioz amerikan.

Nuk ishte e qartë sesi mbërriti letra në Kongres kur Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie diplomatike dhe pothuajse asnjë kanal zyrtar  komunikimi.

Agjencia Qendrore Koresë së Veriut, tha se letra u dërgua të premten.