Ceremonia e ndezjes së dritave të pemës për festat e fundvitit është një traditë që zhvillohet anë e mbanë botës. Së fundmi ka qënë Shtëpia e Bardhë ajo që zhvilloi një ceremoni në nder të këtij eventi. Donald Trump sebashku me gruan e tij Melania ndezën dritat e pemes por përveç asaj çfarë u servir në media, diçka tjetër nuk shkoi ashtu siç duhej. Karriget e të të ftuarve ngelën të gjitha bosh duke I lënë vend mediave amerikane të flasin.
Ka qënë një gazetar amerikan ai që e ironizoi Trump në Tëitter dhe duke e krahasuar me ceremoninë e Barack Obamës një vit më parë ku I gjithë sheshi ishte plot. “Ceremonia e ndezjes së dritave të pemës ishte e bukur por e vështirë për tu përmendur që karriet e të ftuarve ishin bosh”.