• |
ide | kryesore

Patozi ironizon Ramën: Përpiqu vetë të gjesh një shteg dhe dalësh nga pylli

Lajme, Të fundit
rama-patozi-1.jpg


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, duke reaguar pas fishkëllimave në Pallatin e Sportit ndaj kryeministrit Rama i dha një këshillë në formë ironie kreut të qeverisë.

Kërkoj ndjesë që e mora vesh me vonesë lajmin për fishkëllimat e djeshme në Pallatin e Sportit. Më falet, gjithsesi, dhe jam i justifikuar në një farë mënyre, se kam qenë i zënë me festimet e Ditës së Rinisë. Por tani, që e pashë, një këshillë po ta jap. Kur të fillojë ajo lloj muzike, mos u mundo kot t’u tregosh bilbilave ku janë pemët, por përpiqu të gjesh një shteg për të dalë vetë nga pylli. Se i bie se ka nisur që për ty të këndohet ajo kënga, që kishte interpretuar mbrëmë jo keq Ditmir Bushati “Pranvera filloi me ardhë, dhe bylbyli nis me knu…” – shkruan Patozi.

 


1 Comment

  1. Ajo forme koke dhe ajo fytyre me shprehje katunari te pagedhendur nuk mund te harrij me shume se lodra fjalesh, ashtu sic ka bere.
    Ironia eshte vlere intelektuali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *