• |
ide | kryesore

Plas grushti në bashkinë e Dibrës, në polici përfundon edhe kryebashkiaku

Lajme, Të fundit


Një përplasje me grushta ka ndodhur në ambientet e brendshme të Bashkisë së Dibrës. Shkak mësohet se është bërë drejtori i Burimeve Njerëzore në bashki, Dritan Mata.

Ky i fundit ishte prej 1 muaji i komanduar në këtë drejtori. Ndërsa sherri ka plasur në një mbledhje të administratës së Bashkisë së Dibrës.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën. Përveç personave të përfshirë në sherr, në policia është shoqëruar edhe vetë kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *