• |
ide | kryesore

Shqiptarët përplasin me makinë postbllokun grek, kishin 55 kg drogë me vete

Lajme, Të fundit


Policia greke ka zhvilluar një tjetër operacion antidrogë në kufirin greko-shqiptar ku protagonistë kanë qenë dy shqiptarë. Në aksionin e ndodhur në Kostur, autoritetet fqinje pikasën një mjet në bordin e së cilës ndodheshin dy shqiptarë të moshës 47 dhe 43 vjeç.

Në momentin që iu bë me shenjë të ndalonte, 47-vjecari ka shtuar gazin dhe ka përplasur dy makina të policise greke në postbllok duke shkaktuar dëme materiale. Mjeti u arrit te ndalohej pak me tutje. U arrestua shoferi ndërsa pasagjeri u arrit te largohej me vrap.

Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 3 çanta qe permbanin 6 pako me 54 kg 380 gram marijuane. Rezulton se 47-vjecari shqiptar kishte dalë me leje nga burgu i Patreës me 4.5.2017 dhe që prej ateherë nuk ishte kthyer me. U sekuestruan 80 euro, 21.000 lek te reja shqiptare dhe 1 celular me 1 karte SIM.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *