• |
ide | kryesore

Aktori turk lë të dashurën pak ditë para martesës

Paparazzi, Slider


Ata janë njohur në skenat e xhirimeve dhe janë dy prej aktorëve më të suksesshëm turq. Prej disa vitesh ata janë në një lidhje serioze e sipas tyre po planifikonin kurorëzimin e lidhjes së tyre me martesë.
Bëhet fjalë për çiftin aq shumë të përfolur, Baris Arduc dhe Gupse Ozay, të cilët nuk janë më bashkë. Bukuroshi Arduc me origjinë shqiptare është një prej meshkujve më simpatik të kinematografisë turke dhe të gjitha vajzat çmenden pas tij, edhe pse lidhja e tij me aktoren Gupse i ka mërzitur të gjtihë.
Kohët e fundit çifti nuk janë parë më bashkë, kanë udhëtuar në vende të ndryshme shumë larg njeri-tjetrit dhe ky largim sipas mediave turke ka vetëm një përfundim: ata nuk janë më bashkë.
Të dy e kanë mohuar këtë gjë, por fansat e kanë marr lajmin e mirë tani dhe janë tepër të lumtur, edhe pse disa prej tyre e kanë pritur keq lajmin e ndarjes. Aktori është protagonist kryesor i disa filmave në Turqi, më i rëndësishmi dhe i spikaturi nga fansat është “Dashuri me Qira”, ku luan përkrah aktores Elcin Sangu, me të cilën mendohet se do të nisin një histori të bukur pasi çdo gjë të pranohet.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *