Reperi i njohur G- Eazy është arrestuar në Suedi pasi dyshohet se është përfshirë në një sulm dhe për posedim droge. Reperi është arrestuar në orët e para të së enjtes në një klub nate në kryeqytetin suedez.
Thuhet se ai është përfshirë në një sulm dhe është dashur ndërhyrja e rojeve të sigurisë por ai ka sulmuar edhe një prej tyre.
Më pas policia ka arritur në vendngjarje dhe teksa ka bërë kontrollin ka gjetur kokainë në xhepin e tij.G- Eazy akuzohet për posedim dhe përdorim të lëndëve narkotike si dhe për përfshirjen në sulm.
Gjatë kohës që policia shoqëronte këngëtarin thuhet se e dashura e tij Halsey ka qenë duke bëritur pasi është gjuajtur me grusht në fytyrë nga një roje.