• |
ide | kryesore

Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi, heshtje nga Federica Mogherini

Lajme, Të fundit


Zyra e Mogherinit nuk pranon të komentojë asnjë deklaratë, as atë të Presidentit Thaçin, lidhur me lëvizjen e kufijve mes dy shteteve në të cilat po ndërmjetëson për normalizimin e raporteve. Në një përgjigje dhënë Gazetës Express, kjo zyrë nuk flet për kufijtë por thotë se Kosova e Serbia do të gjejnë vetë rrugën e pajtimit, por kjo do të jetë sipas të drejtës ndërkombëtare

Lëvizja e kufijve mes Kosovës e Serbisë mund të quhej  vetëm spekulim, deri tash kur Presidenti Hashim Thaçi e zyrtarizoi pretendimin e tij për ndryshimi e kufijve, të cilën preferon ta quaj “korrigjim të kufijve”.

Përfaqësuesja e Lartë e BE’së dhe ndërmjetësuesja në dialogun Kosovë – Serbi, Federica Mogherini, po hesht lidhur me lëvizjen e kufijve. Kjo tashmë është kthyer në cështjen kryesore në dy vendet të cilat në fund shkojnë në Zyrën e saj për t’u marrë vesh përfundimisht.

Javën maratonike me deklarata të llojllojshme Presidenti  e përmbylli duke thënë se marrëveshja me Serbinë duhet të rezultojë me bashkimin e Luginës së Presheves.

Zëdhënësja e Zyrës së Mogherinit, Maja Kocijanciq, kur është pyetur për deklaratat e Presidentit Thaçi për ‘korrigjim kufijsh’ nuk ka dhënë ndonjë një qëndrim të Brukselit për këtë çështje.

Sipas përgjigjes së Kocijanciq dhënë Gazetës Express, Brukseli po pret që palët, pra Kosova dhe Serbia, t’i përcaktojnë vetë rrugën e pajtimit, por që ajo duhet të mbështetet në të drejtën ndërkombëtare.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja ka për qellim promovimin bashkëpunimin afatgjatë mes dy palëve, t’u ndihmoje atyre te arrijnë përparim ne rruge drejt Evropes, si dhe ta përmirësojnë jetën e qytetareve te vet. Zgjidhja afatgjate nënkupton se zgjidhja duhet të jetë reale, e zbatueshme dhe e qëndrueshme sipas të drejtës ndërkombëtare. Palët janë duke përcaktuar gjuhen e përbashkët për pajtim te ndërsjellë”, thuhet në përgjigjen e Kocijanciq dhënë Gazetës Express.

Sic ka konfirmuar Zyra e Mogherinit javë më parë për Express, Thaci dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuciq, do të takohen fillim të shtatorit.

Edhe pse nga analistë vendorë e ndërkombëtarë, lëvizja e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë shihet si tensionim dhe destablizim i Ballkanit, nga Brukseli nuk ka pasur akoma ndonjë qëndrim zyrtar për këtë çështje. /Express/


4 Comments

  1. le ta din mire evropa dhe prendimi,,se me kombin shqiptare u luajt per 1 shekull me coptim ,me montim sistemesh ligjesh politikash ,aktualisht trojet shqiptare,nuk i kan nen kontroll shqiptaret por agjenturat antishqiptare ,por nje gje vareni mir ne vesh te gjith ,se te drejten e krijoj dhe percaktoj vetem zoti krijuesi gjithesise ,dhe ju nuk keni shance ta shdukni ,sepse me zhdukjen te te vertetes zhdukeni te gjith ,ku nga kjo pik kuptimi shpresoj qe shum shpejt shqiptareve do tu kthehen te drejtat qe u jan grabitur ,nisur nga ,kjo pik bindje ,ku eshte ceshtje kohe ju sygjeroj ,terhiqni agjenturat politikat qellimet keqedashese lini kombin shqiptare me te drejtat qe i takojne ,se po te tundet ballkani do shkundet evropa,mos kerkoni ate cfar su takon qe te mos humbisni bashke me ate cfar keni,mos i shikoni gjerat nga dobesia dhe fuqia dominimit tuaj ,sepse me i fuqishmi mbi te gjith eshte zoti gjithsis ku ju perpara tije llogariteni nje hic,mos merrni mallkime dhe te hilleroni zotin e gjithesis ndaj jush se pastaj mjer per ju,cfar ndeshkimi mund tju sjellin ,zoti mallerishem padrejtesis i ka garantuar ndeshkim zoti nuk genjen

  2. Know Esther cobra e Rames Thacit e Mogerinit.
    Kjo kurve femer po kriton shame problems per Shqiperine ,Kosoven e mbare kombin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *