• |
ide | kryesore

Frikë pas tragjedisë në Xhenova, merren masa për Urën e Dragotit dhe Urën e Leklit (FOTO)

Lajme


Tragjedia që ndodhi në Xhenova, ku humbën jetën 39 vetë nga rrëzimi i një ure, ka ngjallur frikë edhe në Shqipëri. Sot Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zhvilluar një inspektim të urave në qarkun Gjirokastër dhe Korçë. Bashkë me specialistët e ARRSH-së për Rajonin Jugor, ishin edhe përfaqësues të policisë. Inspektimi i sotëm u fokusua në Urën e Leklit dhe Urën e Dragotit, të cilat nuk paraqesin rrezik, por mbetet problem respektimi i tonazhit të lejuar.

Për këtë arsye policia do të instalojë shërbime me oficerë pranë këtyre urave, në mënyrë që të monitorohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, si dhe do të rifreskohet sinjalistika. Problem më vete mbetet fakti se në Arkivën e ARRSH-së nuk ekziston dokumentacioni i plotë dhe as projektet e këtyre urave, shumica të ndërtuara gjatë kohës së pushtimit italian. Kjo vështirëson punën e ekspertëve për të bërë ndërhyrje të ndryshme mirëmbajtëse.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *