Shfaqja e dizenjuesit Marco Marco ka pasur të gjitha modelet e tij transgjinore. Ndonëse më parë mund të kenë marrë pjesë të tilla pa e deklaruar, kjo është pasarela e parë ku modelet nuk e mohojnë identitetin e tyre seksual.
“Doja të krijoja një hapësirë për të manifestuar trupat transgjinorë. Kjo është një mundësi që prezenca e tyre të ishte e pamohueshme dhe për të përforcuar idenë që transgjinorët janë të bukur.” – është shprehur ai. Dhe shumë prej të fturarve, kanë postuar foto në rrjetet sociale me hashtagun #TransIsBeautiful për të përkrahur përfshirjen e tyre në të gjitha sferat e jetës.