• |
ide | kryesore

Policia greke: Vrasja e Kaçifas në Dropull nuk ka lidhje me flamurin

Lajme, Të fundit


Nuk ka të dhëna dhe as dëshmi që të ndërlidhin përleshjen e  armatosur në Shqipëri, gjatë së cilës ra i vdekur Konstantinos Katsifas, (Kostandin Kaçifa) me ngritjen e flamurit grek”.

Kështu bën të ditur agjencia zyrtare e lajmeve ANA-MPA, duke iu referuar “burimeve kompetente” nga policia greke.

Sipas agjencisë, që në momentin e parë të incidentit pati komunikim të drejtorit të përgjithshëm të policisë greke, gjeneral lejtnant Aristidis Andrikopoulos me homologun e tij shqiptar.

Agjencia bën gjithashtu të ditur se kanë filluar procedurat me qëllim që të marrë pjesë dhe pala greke në hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve.

Sipas të njëjtave burime kanë nisur përmes rrugës diplomatike gjithë veprimet për të marrë pjesë në hetime edhe pala greke, me qëllim që të informohet dhe t’u ofrojë autoriteteve shqiptare çdo ndihmesë që konsiderohet e nevojshme.

Gjithsesi, shkruan agjencia, duke iu referuar burimeve nga policia greke, Konstantinos Katsifas kishte marrë pjesë në dekorimin e fshatit për nder të festës greke, ku u vendosën dhjetra flamuj dhe nuk pati asnjë problem.

Burimet nga policia greke i kanë thënë agjencisë se, “sipas informacioneve të tyre, Katsifas, i veshur me rroba ushtarake, ishte i armatosur me një armë kallashnikov. Fillimisht qëlloi në ajër dhe pastaj kundër një makine të policisë që ndodhej në lëvizje, që u godit nga të paktën tre plumba (ekzistojnë dhe fotografi), ndërsa në vendngjarje u gjetën 17 gëzhoja”.

“Në vazhdim u largua. Policia filloi kërkimin e tij dhe në fund u lokalizua në një pllajë mali, ku ndodhet edhe shtëpia e tij. Policia shqiptare urdhëroi ndërhyrjen e forcave speciale, të cilat mbërritën në zonë me helikopter. U shënuan të shtëna armësh, me rezultat vdekjen e Konstantino Katsifas”.

“Pranë te vdekurit u gjetën 8 gëzhoja, një çantë me rreth 100 fishekë kallashnikovi, thika dhe ushtarake dhe një lak  ushtarak”, përfundon agjencia greke e lajmeve ANA-MPA./ora news


2 Comments

  1. kuptoj dhimbjen e familjes dhe eshte nje fatkeqesi per te gjithe ne.

    Nuk dua ta politizoj ceshtjen dhe do jap kendveshtrim profesional.

    Sipas rregullave te angazhimit ,nje polici i lind e drejta te qelloj kur personi eahte i armatosur dhe qellon mbi to .
    Policia duhet te paralajmeroj per dorezim te personit dhe te vetembrohet njekohesisht.

    Personi ne fjale cenon jo vetem sigurine e policeve por edhe sigurine e njerezeve te cilet jetojne ne ate fshat.
    Policia duhet te minimizonte demin por mos te harrojme asnjehere rrezikun e jetes se policeve te cilet ishin ne aksion.
    Nga ana ligjore nuk ka ndonje kundershtim kunder policise ,e cila ka bere vetem detyren e saj.

    Reagimi nga ana e mediave greke dhe qeverise eshte anormal ,sepse Shqiperia eshte shtet sovran dhe i pavarur.

  2. ,ne vazhdim greqia dhe vendet ballkanike pacmangeshem do te mesohen me hir apo pahire deri ku jan te drejtat dhe lirit njerzore ne menyre te ndersjellte kurse korrupsionin do ta paguajn si frengu pulen ,u mesuan keto dy llelpra te vogla ballkanike te krijojne konjuktura dhe te shfrytezpone ato duke eur nen hijen e te mllenjeve apo perdorur ato per interesat e tyre,por qe tani gjithcka doli ne shesh,do gjenden vet ne konjukture ,duke i humbur te gjitha,padrejtesia asnjehere nuk ka triumfuar ,por eshte gjunjezuar dhe deshtuar me turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *