• |
ide | kryesore

Thaçi takon Putin në Paris: Rusia do të mbështesë marrëveshjen Kosovë-Serbi

Lajme, Të fundit


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takoi në Paris presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi tha se takimi me Putinin u përqendrua në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe të obligueshme.

“Për këtë çështje, Putin ishte i qartë: Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë”, tha Thaçi në Twitter.

Në Paris, Thaçi dhe Putin, ashtu si dhe dhjetëra liderë botërorë, morën pjesë në shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.


1 Comment

  1. PER KETE JAME I SIGURET THACI SKA NEVOJ TE ME ME PRIT JU THACI,RAMA ,VUCIC,SORJANET JENI GATI TE PUNONI PER YLLIN NENERUSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *