• |
ide | kryesore

Banorët e ‘Astirit’ i zënë pritë ministrit Gjiknuri tek studiot e Top Channel

Lajme, Të fundit


Pronarët e banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së Re, të cilët prej ditësh protestojnë duke bllokuar rrugën, e zhvendosën protestën e tyre mbrëmjen e sotme përballë ambienteve të Top Channel, ku pas pak do të jetë i ftuar në emisionin “Open”, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

Banorët, me pankarta në duar, kërkojnë dëmshpërblim. Banorët kërkuan takim me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe dëmshpërblim 100% për banesat, duke kundërshtuar prishjen e objekteve para legalizimit.

“Shtëpitë tona do i mbrojmë me gjak”, paralajmëruan banorët, duke thënë se nuk do i ndalin protestat.

Dhe premtimin e tyre e kanë mbajtur pasi në mbrëmje rreth orës 20:40 janë grumbulluar para derës kryesore të Top Channel për të pritur me thirrjet “Turp”, “Turp”, Turp”, ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.

Ministri Gjiknuri është i ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili dhe eskorta e tij është përballur me dhjetëra protestues që thërrisnin: “O Gjiknur o legen”; “Duam shtëpitë tona”; “Mos i prekni shtëpitë tona”.

Kujtojmë se për ndërtimin e aksit nga Pallati me Shigjeta deri tek Sheshi Shqiponja, ARRSH ka planifikuar shembjen e mbi 300 banesave dhe bizneseve.


1 Comment

  1. Kjo eshte liria qe prodhoi saliu dhe vazhdon luli per kete liri flasin keta komuniste,luli dhe saliu te sqarojne maloket e tyre se projektin e kane bere keta te dy monstrat e PD dhe tani tallin bythen me keto maloke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *