Vlora nuk po gjen qetësi nga ngjarjet kriminale. Një makinë tip ‘Benz’ me targa AA703 është hedhur në erë nga një sasi e konsiderueshme eksplozivi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:35 të pasdites së sotme në dalje të rrugës Transballkanike, ndërsa mjeti ka qenë në lëvizje.
Në automjet ndodhej drejtuesi, shtetasi Agron Alushaj 48 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.
Alushaj ndodhet në sallën e operacionit në spitalin e Vlorës dhe mësohet se ka humbur gjymtyrët. Sipas bluzave të bardha, gjendja shëndetësore e tij është tejet e rëndë.
Në momentin e shpërthimit, Alushaj sapo kishte dalë nga lavazhi në pronësi të karburantit nga ku po largohej automjeti.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorit/ëve të shpërthimit të mjetit.
Agron Alushaj mësohet se merrej me biznes ndërtimi dhe ishte pronar i një guroreje në Drashovic.
Po kështu Alushaj është dhe i vëllai i ish-drejtores së Hipotekës së Vlorës, Loreta Alushaj Tozaj.
Informacion paraprak i policisë
Rreth orës 16:35, në hyrje të Vlorës pranë një karburanti ka shpërthyer në ecje automjeti i markës Benz.
Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i dëmtuar shtetasi A.A, 48, vjeç, i cili ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Ne te na rrojne keto policet kurva te rilindjes qe qihen kanaleve per te fituar e mbajtur vendin e punes se te tjeret le te vdesin.
Kur thone biznesmene gjithmone del i denuar me pare rekorde kriminale etj.
Ekuivalenti i biznesmen eshte bere kriminel ne shqiperi.
Rrofte rilindja qe e ndriti shqiperine me krim pa ndeshkim e na hapi syte se cqelbesira na qeverisin ne cdo qelize te ketoj shteti e hane buken nga leket tona
drejtoresh hipotekash .. vjedhje pronash ,zoti vonon por nuk haron ..prit se ka akoma .