• |
ide | kryesore

FOTO/ 40 gra të helmuara me gaz, 7 marrin mjekim në spitalin e Durrës, 2 dërgohen në Tiranë

Lajme, Të fundit


Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mesditën e sotme të në një rrobaqepësi në Fllakë ku u helmuan 40 gra.

Informacioni paraprak i policisë:

Më datë 24.11.2018, rreth orës 13:30, në një rrobaqepësi në Fllakë janë ndjerë keq 8 punëtore, të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Nga veprimet paraprake ka rezultuar se disa punëtorë kanë çmontuar një kondicioner, i cili ka lëshuar gaz. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë një deklaratë për gazetarët, nëndrejtori i spitalit të Durrësit, Genti Kavaja, deklaroi se aktualisht 7 gra po marrin ndihmë mjekësore në spitalin rajonal, ndërsa 2 të tjera u dërguan në Tiranë. Lapsi.al sjell foto nga spitali ku gratë po marrin trajtim mjekësor.


2 Comments

  1. Në Topin e Kanaleve lexova sot një lajm sensacional.
    Njëfarë Bobi amerikan e paskej lënë vendin e tij, e duke dëgjuar se Gjushi paskej hapur vende të shumta pune, paskej ardhur megjithë familje të punësohej në Durrës
    Në fillim kur po lexoja, mendova se është teksti i ndonjë skeçi të “portokallisë”, po jo more jo.
    Amerikani ju bënte thirrje edhe amerikanëve të tjerë që të vijnë në Durres se paskej parë që atje mund të punësohet gjysma e SHBA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *