• |
ide | kryesore

Akuzohen për 200 vjedhje, 26 shqiptarë në Francë dalin në gjyq

Lajme, Të fundit


Gjatë ditës së sotme kanë dalë përpara organeve të drejtësisë franceze 26 shqiptarë, të cilët akuzohen për 200 vjedhje në Auvergne Rhone-Alpes, por edhe në disa vende të tjera.

Shqiptarët, 19 nga Shqipëria dhe 7 nga Kosova të ndihmuar nga katër përkthyes dhe pesëmbëdhjetë avokatë dolën para trupës gjykuese në gjykatë në Saint-Etienne.

Kreu i trupës gjykuese, Francois Bouriaud dëgjoi 16 persona të cilët mendohet se kanë qenë viktima të këtij grupi të rrezikshëm, që përmes aktivitetit të tyre kanë grabitur e vjedhur sasi të mëdha bizhuterish. Dyshohet se aktiviteti i shqiptarëve është shtrirë nga 2015 deri në fundin e vitit 2017.


2 Comments

  1. bijt e nje populli te kriminalizuar prej nje shekulli i cojne ne gjygj eshte normale padrejtesia ndeshkohet kudo,askush nuk pajtohet me te,dhe duhet ndeshkuar ,por kriminelet e vertete qe e kriminalizuan permes coptimit etnik sistemeve politikave ligjeve,ligjvenesve asnjehere nuk akuzohen dhe as ndeshkohen ,dhe akoma ky kriminalizim dhe ndeshkim vazhdon ,njekohesisht vjellja pasurive kombetare,mbi 300 vite franca vjell bitumin shqiptare permes korrupsionit tani me paturpesi me jehon te malle jep raporte krimi,mos i coptoni njerzit mos ju grabitni pasurin mos largoni formimin vlerat besimin njeriu behet i dobishem per vete dhe tjeret,dhe nuk ju vjen kush tu trokase ne dere,por ju te gjith shqiptareve po ua mbyllni shtigjet e ligjeshme te zgjilljes brenda te drejtave duke ju lene hapur vetem shtigjet e paligjshmeris pastaj do ti akuzoni dhe ndeshkoni,asnjeher prendimi nuk analizon shkaqet e krimit sepse shkaktaret jan vet ,vall keto njere ke ne fakt quajn drejtesi,vler,ky koment behet si kujtezse per ato politikan analist ligjvenes dhe gazretare ne prendim qe ngejne raporte kunder shqiptareve nderkohe qe raliteti faktet historia flet kunder ture si shkaktare te pare te keti raliteti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *