Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Dibrës” pranë QSUT-së. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Nga të dhënat e para thuhet se ka pasur shkëmbim zjarri me armë mes personave që udhëtonin me dy automjete. Policia ka ngritur postblloqe për evidentimin e personave të dyshimtë. Ngjarja ka shkaktuar panik tek njerëzit, aq më tepër kur bëhet fjalë për një prej zonave më të populluara të Tiranës dhe ka ndodhur në një orar kur në rrugë ka shumë lëvizje.
©LAPSI.al