• |
ide | kryesore

Rrëfen xhaxhai i Anxhelinës: Vajza nuk është ndaluar të takojë të ëmën, por nuk e donte atë

Lajme, Të fundit



Vëllai i Aleko Petros ose Bardhyl Gurit, i cili vrau vajzën e tij Anxhelinën gjatë ditëve të para të janarit, ka treguar në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24, se vajza nuk ishte ndaluar ta takonte të ëmën.

Ai është shprehur se nuk është e vërtetë që Anxhelina ndalohej prej njerëzve të të atit të takonte të ëmën, ndërsa krimin ndaj mbesës së tij e cilësoi të dënueshëm. Më tej, Gazi Guri ka deklaruar se i vëllai ishte i pastër dhe i ndershëm dhe se nuk e di pse mund ta ketë bërë një gjë të tillë.

 “Në lidhje me ngjarjen, im vëlla ka qenë një njeri i pastër dhe i ndershëm. Edhe ne jemi tronditur shumë. Çupën nuk e kemi ndaluar ne. Çupa nuk e donte të ëmën. Ky është një krim makabër. Nuk e dimë pse e bëri. Çupa ka një vit që është ndarë nga im vëlla”, tha xhaxhai i Anxhelinës.

I pyetur më tej, nëse ishte në dijeni për lidhjen e mbesës së tij me një shtetas afgan, xhaxhai i Anxhelinës është përgjigjur se nuk ka qenë në dijeni për një gjë të tillë.

“Nuk dija gjë. Ne kemi folur gjithmonë, nuk na ka thënë. Në datën 1 janar kemi folur me vëllain si gjithmonë. Na tha jam mirë, do bëj bakllava. Nuk e ka dashur nëna sa e duam ne. Çdo njeri nuk e pranon një gjë të tillë që ka ndodhur”, tha xhaxhai i viktimës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *