Policia arrestoi në Tiranë 31-vjeçarin Dritan Petoku, njeriun që mbante lidhjet mes trafikantëve në Itali dhe Brazil, të cilët trafikuan rreth 650 kg kokainë.
Arrestimet janë bërë mëngjesin e sotëm në Livorno, Itali dhe në Tiranë, ku në pranga u vu Petoku.
Policia thotë se arrestimi i të riut është bërë gjatë operacioni ndërkombëtar të koduar ‘Brasile Low Cost’.
I riu do të ekstradohet në Itali. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Romës në Itali ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike’.
(VIDEO) Kapen 650 kg kokainë në Itali, pranga shqiptarit
https://youtu.be/hDXVoXOqqUU