• |
ide | kryesore

Itali/ Thyen masën e arrestit, shqiptari kapet në stacionin e trenit

Lajme, Të fundit


I dënuar me masën e arrestit në shtëpi në Romë, një i ri shqiptar është munduar të arratiset. Ai është pikasur prej policisë në një stacion hekurudhor në momentin që po priste një biletë.

Mënyra e tij e dyshimtë e qëndrimit dhe maskimi me kapuç ka bërë që një patrullë policie t’i afrohet e t’i kërkojë dokumentet.

I riu u mundua fillimisht të largohej me vrap në momentin që vërejti policët duke iu afruar, por nuk ka mundur dot të shpëtojë, pasi një karabinier aty pranë mori një taksi dhe arriti ta prangoste të riun.

Gjykata e Apelit e Bolonjës, e cila kishte konfirmuar masën e arrestit shtëpiak, ia ndryshoi atë duke e çuar prapa hekurave. Shqiptari ishte ndaluar nga policia për shitje të lëndëve narkotike.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *