• |
ide | kryesore

Si me Elbasanin, prefekti i Shkodrës në garë për Bashkinë

Lajme, Të fundit


Lëvizja e kryeministrit për të dërguar në Shkodër, Valdrin Pjetrin në postin e prefektit e bën atë, ashtu si në rastin e Elbasanit, një kandidat potencial për postin e kryetarit të Bashkisë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Burime nga PS thanë për ‘BalkanWeb’, se ashtu si prefekti i Elbasanit, Gledjan Llatja, i cili pas sondazheve u konfimua si kandidat për Bashkinë e Elbasanit, edhe Valdrin Pjetri do të jetë pjesë e pyetësorit për qytetarët në Shkodër.

Po sipas të njëjtave burime skuadra e sondazheve do të nisë së shpejti pyetesorin mbi kandidatin e PS në qytetin që njihet si bastion i së djathtës, pjesë e të cilit do të jetë edhe emri i prefektit të ri, Valdrin Pjetri.

Valdrin Pjetri u emërua sot Prefekt i ri i Shkodrës. Deri para këtij emërimi, Pjetri mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Hipotekave dhe lëvizja bëhet pas shkrirjes së këtij institucioni me ALUIZNI-n.

Valdrin Pjetri do të zëvendësojë Çesk Milljen, i cili mbante postin e Prefektit të qarkut të Shkodrës prej shtatorit 2017./ Bw


3 Comments

  1. Kur ta shohi, me zi do e njohi,, Shkodra e ka ne kurriz me shume se te gjithe qytetet persekutimin e komunistave, e sot te trashegimtareve te tyre. Me mire pa keto, se me to. Si gjithenje shkodranet do dijne ti tregojne vendin ketyre lojrave figurative qe bejne kuqalet.

  2. Kur ta shohi, me zi do e njohi,, Shkodra e ka ne kurriz me shume se te gjithe qytetet persekutimin e komunistave, e sot te trashegimtareve te tyre. Me mire pa keto, se me to. Si gjithenje shkodranet do dijne ti tregojne vendin ketyre lojrave figurative qe bejne kuqalet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *