• |
ide | kryesore

“Lazarat burning”, historia e shqiptarit që do të bëhet film në Hollywood

Arkiva, Paparazzi
12321661_1025914937454376_3882820852581521478_n.jpg


“Lazarati në flakë” do të titullohet filmi që do të realizohet nga “Mercury Films”. Historia reale e një të riu që humbi familjen, pas rrënimit ekonomik nga firmat piramidale në vitet 90 në Shqipëri.

Fshati i famshëm në të gjithë Europën për marijuanën cilësore, po i kalon kufijtë e kontinentit. Filmi pritet të dalë në kinema në qershor të vitit 2017.

Pjesë e këtij filmi do të jenë aktorët Konstantin Khabensky, Elizaveta Boyarskaya, Dmitry Nagiev dhe Ivan Makarevich. Ndërsa kasti i aktorëve shqiptarë do të përbëhet nga Albana Osmani, Jonida Vokshi dhe Ermal Mamaqi, dhe Blerim Destani.