Vdekja e José Antonio Reyes në aksidentin automobilistik tronditi gjithë botën e futbollit, por jo ish-portierin e Real Madrid e Valencia, Santiago Canizares. Një mesazh i shkruar në Tëitter nga një që Reyes e ka njohur personalisht ka shkaktuar polemika të shumta: “Tejkalimi i shpejtësisë është një sjellje e dënueshme – ka shkruar Canizares – Në aksident ka patur edhe viktima të tjera përvec atij që drejtonte. Reyes nuk meriton të nderohet si të ishte një hero, por kjo nuk do të thotë që nuk më vjen keq për atë që ndodhi dhe se nuk lutem për shpirtërat e tyre”.
Një debat i ashpër që nuk është pëlqyer në rrjetet sociale, aq sa ish-portieri është detyruar më pas të sqarojë më mirë pozicionin e tij, mbi sa ndodhi në vdekjen e Reyes: “Ndoshta nuk u shpjegova mirë – ka shtuar ai – Sigurisht që meriton vlerësim për karrierën e tij e për atë që i ka dhënë futbollit”.
Pastaj një postim i fundit për të mbyllur debatin: “Lexoj opinione të ndryshme e i respektoj të gjithë, sidomos sot, edhe ato që shoqërohen me fyerje. Kam qëllim të dënoj vetëm pandjeshmërinë, duke i ftuar të gjithë të reflektojnë mbi gabimet që bëjmë. Mendoj se është e krahasueshme me dhimbjen”.
Circular con exceso de velocidad es una actitud reprochable
En el accidente ha habido víctimas además del conductor
Reyes no merece un homenaje como si fuera un héroe
Pero eso no quita que lamente lo ocurrido y que rece por sus almas
Lo intolerable lo encuentro en quien se alegra— SANTIAGO CAÑIZARES ? (@santicanizares) June 1, 2019