Nuk kishte si të ndodhte ndryshe: Luana ka publikuar momente shumë romantike mes Marinës dhe Getoarit. Çifti kishin dalë për të pirë së bashku me ‘kunatat’: Luanën dhe motrën e madhe, Lirën, e cila jeton jashtë vendit. E ndërsa në sfondin e ambjentit dëgjoheshin këngët e Babastars, Marina dhe Getoari nuk e kanë fshehur afrimitetin edhe pse e dinin se Luana po i xhironte në Snapchat.
Lidhja e reperit me moderatoren u bë e njohur pothuajse një vit më parë e megjithatë, ata janë treguar përherë të kujdesshëm në rrjetet sociale. Edhe kur kanë publikuar foto së bashku, ata asnjëherë nuk janë parë kaq afër; Getoari i flet Marinës në vesh ndërsa ajo buzëqesh, dhe dallohet kimia mes tyre…si një çift i vërtetë të dashuruarish!/anabel