• |
ide | kryesore

Akuzohen për 70 vjedhje, arrestohen 9 shqiptarë në Francë

Lajme, Të fundit


Nëntë shqiptarë janë arrestuar nga policia franceze, ku ndaj tyre rëndon akuza e vjedhjes. Sipas raportimit të mediave franceze, thuhet se shtetasit shqiptarë, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur, akuzohen për të paktën 70 vjedhje.

Policia ka sekuestruar qindra objekte, bizhuteri, makina dhe disa armë. Shqiptarët e arrestuar ishin vënë në mbikëqyrje të paktën për një javë, ndërsa për kapjen e tyre janë angazhuar mbi 130 policë.

Hetimet vijojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të rasteve të vjedhjeve. Të arrestuarit pritet të dalin para trupës gjykuese për t’u njohur me masën e sigurisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *