• |
ide | kryesore

Dita e 25-të/ Gratë naftëtare: Dalim nga greva për të dialoguar me kryeministrin Rama

-Instant, Lajme, Të fundit


Në ditën e 25-të të grevës, gratë naftëtare kanë vendosur të dalin për të dialoguar me kryeministrin Edi Rama. Ato thonë se do të dalin për vetëm dy orë sa të flasin me kryeministrin . Naftëtaret janë shprehur të gatshme për dialog duke thënë se janë shkëputur nga familjet dhe fëmijët e tyre. Megjithatë ato kanë paralajmëruar se nëse kreu i qeverisë nuk i jep zgjidhje ato do të vazhdojnë grevën. Naftëtaret kanë kërkuar që kryeministri Rama të shkojë e t’i takojë.

“Nëse do biem në kompromis patjetër që e lëmë grevën. Kemi ardhur për një kompromis të paktën për rrogat e prapambetura. ai  i di shumë mirë që ne kemi punuar dhe kemi  fituar një gjyq. Kryemninistri e di se kë solli këtu dhe ku  vajtën lekët”, tha një nga gratë në grevë.


2 Comments

  1. Ha ha ha te gjithe gati te hane qyl parate e taksave te shqipetareve! Shushunja qe nuk keni paguar kurre kontributin shtetit shqipetar..Doni ti prekni njerezit me emrin naftetar..jeni thjeshte pacexhi tek klubet e ballshit!

  2. Mos u genjeni me fjalet e Rames. Kerkoni leket tuaja. Rama, Ahmetaj, Ruci, Balluku, Beso i Tajvanit i kane mare ato leke nga investitori si ryshfet per kontraten. Prandaj forca, mos u genjeni si burrat tuaj. Ju jeni te mencura. Mos u dorezoni. Ndryshe nuk do merrni gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *