Biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi, pas publikimit të lajmit se ka një urdhër arresti për të mbi akuza për pastrim parash, ka reaguar menjëherë duke i cilësuar ato tërësisht të pabaza dhe të pakuptueshme.
“Unë nuk arrij ta kuptoj se si mund të nxirret ndaj meje një urdhër i tillë arresti. Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt. Është një vendim tërësisht i pakuptimtë” tha ai.
Mbi lidhjen që pretendohet në shkresën nga SPAK se ai ka me biznesmenin italian Francesco Zummo, sipërmarrësi ka thënë se ai as nuk e njeh 90-vjeçarin dhe nuk e ka idenë se kush ai është.
Ndërsa, mbi vendimin, ai deklaroi se do ta ankimojë menjëherë dhe ka vënë në lëvizje avokatët e tij për këtë çështje.
Ai ka theksuar se nuk ndodhet në Shqipëri personalisht, por hapat e mëtejshëm do t’i ndjekin përfaqësuesit e tij ligjorë./Albanianpost.com
shoku Liri Berishes
Dhe u asaj qe ke ne shpi…
Mos na e ngacmoni Tacin.
Ai eshte nje biznesmen i nderuar pa lidhje politike. Cdo gje e ka arrit me djers dhe zgjuarsi.
Kot e ngatroni me berishet ai ata si njeh fare dhe jo vetem qe si ka takuar asnjeher. Po as qe ka degjuar ndonjeher per ta. Eshte qelibar o qelibar. Eshte shembulli i biznesmenit, qe nga i i fundit per pak koh doli i pari. Vetem o vetem pa asnjelloj ndihme. Kishte biznesmen ne kohen e sales jo si keta te korruptarrit qe jan sot.
… nuk behet shtet me bythqira.