Autoritetet qipriote kanë raportuar zbulimin e 25 rasteve të reja të infektuar me një version të kombinuar të varianteve delta dhe omicron të koronavirusit, të cilin e kanë quajtur “Deltacron”. Leondios Kostrikis, profesor i shkencave biologjike në Universitetin e Qipros dhe kreu i Laboratorit për Bioteknologjinë dhe Virologjinë Molekulare ka konfirmuar se është gjetur një variant që është një kombinim i të dyjave. Deri tani, Kostrikis dhe ekipi i tij kanë identifikuar 25 raste të “Deltacron” dhe theksojnë se shumica e pacientëve me këtë infeksion kanë kërkuar shtrimin në spital.
Këtë të premte, mostrat e 25 pacientëve të zbuluar u dërguan në bazën e të dhënave ndërkombëtare GISAID, për të parë nëse ky variant do të jetë më patologjik apo ngjitës se versionet e mëparshme.
si basha me ramen
Si Grida Çpumja me Salihanin
Shyqyr qe u martuan me ne fund o ju qifte Kina robt qe kerkoni me cdo kusht te shfarosni njerezimin
Edhe super shkencetaret tane Pipero & Rakakakacolli, kane zbuluar variantin hibrid ” Pordhe me Rigon”.
U bete shume bajat me keto lloj lajmesh.
vazhdojn grimcat humoristike nga programi i vitit te ri.