• |
ide | kryesore

Video/ Polemika të fuqishme: Vllaznisë i anullohet goli në fund të ndeshjes, shpëton me 0-0 Partizani

-Instant, F1, Sport, Video


Nuk ka fitues në gjysëmfinalen e parë mes Partizanit e Vllaznisë, të luajtur në Elbasan Arena, po shumë polemika janë krijuar në minutat shtesë të sfidës, kur shkodranëve iu anullua një gol me VAR: Aralica shënoi me kokë dhe për Ferataj vlente, por VAR thirri arbitrin për pretendimin e një faulli ndaj Belicës, me arbitrin që pasi pa imazhet anulloi golin.

Tërbohen shkodranët që protestuan madje tifozët nuk e lanë arbitrin të dilte nga fusha, i shoqëruar nga forcat e sigurisë. Në fund asnjë fitues, me 0-0 që mbeti në fuqi, duke e lënë gjithcka të hapur për në 13 prill, kur do të luhet edhe ndeshja e kthimit.

Nuk ishte ndeshja më e bukur, edhe për shkak të shiut të vazhdueshëm që pengoi skuadrat. Skuka ishte lojtari më i rrezikshëm i skuadrës së Mehmetit, që provoi në dy raste pa mundur të kalojë Zogovic. Kuqeblutë u përgjigjën me Krymin e Aralicën, ndërsa të dy skuadrat reklamuan edhe pretendeimet për një 11 metërsh në pjesën e parë: Partizani për kontaktin e Krymit ndaj Skukës e shkodranët për prekjen me dorë të Hadrojit.

Në pjesën e dytë, dominimi i kuqebluve ishte evident, por rastin më të mirë e kishin kryeqytetasit që goditën shtyllën në minutën e 84 me Skukën, goditja me kokë e të cilit nuk përfundoi në rrjetë për punë fati. Në fund, në të 93 erdhi edhi episodi i golit të anulluar.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *