• |
ide | kryesore

S’ka punëtorë, hotelet dhe restorantet në Durrës me sytë nga Azia të punësojnë të huaj

-Instant, Lajme, Të fundit


Bizneset e hoteleri-turizmit në vend po ndeshin vështirësi në gjetjen e punonjësve. Ndaj ata detyrohen të punësojnë punonjës nga Azia, dhe veçanërisht nga Filipinet. Në Panairin e Punës që u mbajt në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit 150 biznese që operojnë në sektorë të ndryshëm prezantuan ofertat për studentët.

Në Durrës bizneset po ndeshin vështirësi në gjetjen e punonjësve.

Hotelet e restorantet kanë mungesa në staf.

Drejtoresha e një hoteli në Malin e Robit thotë se nëse nuk do të gjejë punonjës shqiptarë do të kërkojë për të huaj.

“Do të shkojmë te stafi i huaj vetëm në rast se do të jetë e nevojshme. Në rast se do kemi mundësi të shfrytëzojmë 100% potencialin që ne kemi këtu dhe pastaj do të shfaqet e nevojshme të vazhdojmë dhe me staf të huaj, patjetër që po do të funksionojë edhe kjo”, tha Ekleona Kondi, Drejtore e një hoteli.

Alban Isteri, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Durrës shprehet se bizneset po marrin punonjës nga Azia, kryesisht Filipinet.

“Ka mangësi faktikisht në staf sidomos në disa sektorë, sektorin e turizmit dhe atë të prodhimit. Është një zgjidhje e momentin importimi i stafit të huaj sidomos nga vendet aziatike”, tha Isteri.

Për të krijuar ura komunikimi mes të rinjve dhe bizneseve në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës për të dytin vit u zhvillua Panairi i Punës dhe Karrierës.

150 biznese që operojnë në sektorë të ndryshëm prezantuan ofertat për studentët.

“Është një rast shumë i mirë për studentët të cilët mund të kenë një bashkëpunim direkt me biznesin” tha kryebashkiakja e Durrësit.

Vitin e shkuar sipas të dhënave të Universitetit të Durrësit panairi mundësoi punësimin e afro 200 studentëve./ Ora News


8 Comments

    1. Turp me keto rroga te punosh 12 ore dhe 31 dite ne muaj dhe pastaj kerkojne puntore dhe ata qe erdhen dikur nga Bangladeshi mbeten te çuditur pasi ketu qenka me keq se te ne dhe u kthye nga kishin ardhur pasi as te ne nuk punon njeri 12 ore ne dite per 300 mije te vjetra ky eshte realiteti i hidhur Shqiptar keta duan tu marrin shpirtin hallexhinjve ti kthejne ne skllever Turp Turp

    1. Jo mor jo se as per 300 mij euro sdo e çoja femijet te punonte argat tek keta hajdut
      Te mi benin si vetja e vet
      S’lan kokerr rëre pa vjedhur …u bënë zengjinë ne kurriz te te tjereve dhe tani ankohen se nuk pranojne njerezit ti lidhin per qafe si qetë qe tu terheqin Huyndai Genesis
      Kaq e pati edhe turizmi

  1. Te huajt do i paguajne me shume keta dhe do ju japin dhe vend per te fjetur pa lek dhe punetoret Shqiptar i trahronin si kafshe dhe as rrogat su paguanin

    1. Para 3 vjetesh punova ne Sarande ne nje resort ku me treguan parajsen dhe ishte ferr i vertete ne fillim me premtuan 500 mije ne muaj e hapja ne 6 dhe mbyllja ne 12 te nates zgjohesha ç do dite ne 5 te mengjezit kur mbarovi muaji i pare lekat nuk mi dhane pasi me thane do ti mbajme si garanci ne qofte se humb diçka pranova pasi bera 2 muaj pune kerkova te ikja 3 dite ne shtepi dhe nuk me lejuan u largova nga puna me dhane vetem 600 mije te vjetra me pretendimin se nuk kishin pasur shume pune me lot ne sy u largova per te mos u kthyer me mallkuar qofte kush punon kamarier te keta plera turp tu vije dhe pastaj kerkojne puntore

  2. Me pafytyrësinë më të madhe na u ankokan “pis-nesmenët” shqiptarë. Punonjësit e tyre paguhen me rroga minimale, pa siguracione dhe me orare masakruese… pa folur për pagesë shtesë për turnet dhe për orë jashtë orarit sipas kodit të punës. Këta duan punësim, por pa kontratë pune, kështu që mund t’i pushojnë kur të duan, mos flasim për ngacmimet dhe abuzimet me personelin femër… Imagjinoni të keni vajzën që të punojë për Ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *