Trajneri i ri i Interit, Stefano Pioli, pas eliminimit nga Europa League ku u mposht 3:2 nga Hapoel Beer Sheva, tha se kjo ndodhi pasi ekipi i tij ishte shumë inferior fizikisht ndaj kundërshtarit.
“Sonte nuk kishim probleme teknike, por fizike. Ne ndaluam së luajturi futboll dhe në fund e paguam. Nuk duhet të na ndodh kurrë më pasi në këtë mënyrë nuk do të fitojmë ndeshje”, ka thënë Pioli.