• |
ide | kryesore

Video/ Dwamena shënon në minutën e 97′: goli i parë europian i Egnatias vlen barazimin në Armeni

-Instant, F1, Sport, Video
Dwamena


Raphael Dwamena, njeriu që pritej më shumë, nuk ka zhgënjyer. Goli i parë europian i realizuar nga Egnatia mban firmën e sulmuesit. Përfundon 1-1 kundër Ararat-Armenia, me rrogozhinasit që dalin të pamundur në ndeshjen e tyre të parë në kompeticionet UEFA. Në disavantazh ndaj golit të Alemao, skuadra e Tetovës rriti lojën dhe krijoi raste, deri kur barazoi në frymën e fundit.

Me një 4-3-3, që përligj dëshirën për të kërkuar fitoren, skuadra e Edlir Tetovës u tregua këmbëngulëse. Egnatia shtyu përpara duke provuar disa herë me Dwamena dhe Kasën. Një lojë fluide e tyre, që kishin nxitimin e pasimit të fundit, ndoshta edhe për mungesë eksperience. E në momentin më të mirë të tyre, Ararat kaloi në avantazh në minutën e 36’ me mbrojtësin Alemao. Një goditje, që Egnatia e kapërceu me një reagim të fortë.

Lexo më tej: Video/ “Nuk keni parë gjë akoma”, presidenti Demrozi flet si Rama, Jackson ngre kupën e parë të Egnatias

Sidomos në pjesën e dytë, Egnatia u bë e rrezikshme në anët e portierit Ermakov. Vendimtar titullari armen në goditjen e Dwamena, duke e devijuar në kënd. Ararat shpresoi të mbante rezultatin e avantazhit deri në ndeshjen e kthimit. Por planet e tyre u prishën nga Dwamena. Në minutën e 97′, në goditjen nga këndi të fundit të lojës, sulmuesi devijoi mundësinë e artë në rrjetë. Kështu Egnatia do të shkojë në ndeshjen e kthimit në Shqipëri me avantazhin e një barazimi në transfertë, duke shpresuar në një kualifikim historik.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *