• |
ide | kryesore

Shmangën detyrimet tatimore duke shkaktuar 2 milionë euro dëm ekonomik, arrestohen 12 persona në Tiranë

Lajme, Të fundit


Policia e Tiranës ka arrestuar 12 persona të cilët akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit shqiptar dëm ekonomike deri në 2 milionë euro duke shmangur detyrimet tatimore. Nga 12 të arrestuarit, 9 prej tyre janë shtetas italianë dhe 3 shqiptarë.

Të arrestuarit kishin organizuar një skemë mashtrimi për shmangien e detyrimeve tatimore në fushën e shërbimeve të konsulencave që i shisnin në shtetin italian. Ata kanë rritur në mënyrë fiktive shpenzimet, duke bërë të mundur barazimi i tyre me të ardhurat dhe kështu kanë shmangur detyrimin për të paguar vlerën reale të tatim fitimit.

Dyshohet se në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë persona dhe subjekte të tjera, si dhe funksionarë të administratës shtetërore, për të cilat vazhdojnë hetimet dhe veprimet proceduriale. Ky aktivitet kriminal dyshohet që shtrihet edhe në shtetin Italian, aty ku edhe operojnë përfituesit kryesorë, të cilët janë subjekte që përfitojnë të gjithë vlerën e shërbimeve të dyshuara fiktive të konsulencës, e cila përllogaritet mbi 6 milionë euro.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *