• |
ide | kryesore

Video/ Cagliari përpara me dy penallti, Juventus kthehet në pjesën e dytë: autogoli i Dossena kushton 2 pikë

Sport, Video
Dossena


Në ndeshjen e javës së 33-të të Serie A, Juventus rrezikon të shembet, por në pjesën e dytë rikuperon Cagliarin për të bërë 2-2 në fund. Pjesa e parë u dominua nga sardët, të cilët kaluan në avantazh të dyfishtë 2-0 falë dy penalltive. E para u realizua nga Gaetano (30′) për një prekje me dorë të Bremer, e dyta nga Mina në minutën e 36′ për pengimin në zonë të Luvumbo nga Szczesny.

Në pjesën e dytë Allegri futi në lojë Yildiz dhe muzika ndryshoi. Vlahovic ngushtoi rezultatin me goditje dënimi në minutën e 61′. Cagliari nuk ishte më në gjendje të bante ritmin dhe pësoi golin e barazimit në minutën e 87′, kur Dossena dërgoi topin pas Scuffet, në tentativë për të paraprirë Milik.

Juventus barazoi në fotofinish, këtë herë ndaj Cagliari. Në Unipol Domus përfundoi 2-2, pasi Mina dhe Gaetano kishin kaluar në avantazh sardët falë dy penalltive të shënuara brenda gjashtë minutave. Më pas Vlahovic ngushtoi diferencën në minutën e 61′, derisa një autogol fatkeq nga Dossena ekuilibroi rezultatin në minutën e 87′.

Java e 33 e Serie A, në fakt, u hap me suksesin e Lazios në Genoa. Në Ferraris përfundoi 1-0 për bardhekaltrit dhe ndeshjen e vendos një prej lojtarëve më të diskutuar të momentit: Luis Alberto. Spanjolli përfitoi nga asisti i Kamada në minutën e 68′ për të mposhtur Martinez. Skuadra e Tudor është momentalisht -3 pas Romës së vendit të pestë, që tani vlen Champions League, ndërsa kuqeblutë e Gilardinos mbeten në kuotën 39 pikë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *