Pamje të reja janë publikuar nga protesta që po mbahet paraditen e sotme në Bërxullë, ku banorët kundërshtojnë projektin Thumanë-Kashar që u prek banesat. Një grua me ilaçe në dorë kërcënon se do to marrë akte ekstreme nëse fillon shembja e banesave.
Në një dalje për mediat ajo deklaron se ka katër fëmijë jetimë, dhe nëse ju shembet banesa mbeten në qiell të hapur. Më tej ajo kërcënon se do të veprojë si Alma Arrazi, 39-vjeçarja në Shkodër e cila u mbyt në lumin Buna bashkë me trë fëmijët e saj.
“Jam me katër jetimë ku do të shkoj unë? Do ta bëj si ajo gruaja në Shkodër”, -thotë njëra prej tyre.
Ndërkohë në tarracën e banesës ku banorët janë ngjitur, banorët kanë marrë me vete edhe fëmijët.
Kriminela. As Enveri nuk bënte kështu dhe me ata që I konsideronte armiq!!
Shume e rende ku do jetojne keta njerez nuk mund te flaken rrugeve Vetem ketu ndodhin keto gjera ku do jetojne keta njerez a mendon njeri ?
QIJA ROPT KU KEMI SHKU
SHQIPERIA ME KAR STRATEGJIK NUK BOHET KOLONIA