• |
ide | kryesore

Video/ “Kjo fanellë është shumë e rëndë” Asani nuk ka minuta, por golat spektakolarë di t’i bëjë

Sport, Video
Asani


“Çdo miqësore ka rëndësinë e vet ne duhet të japim maksimumin që të përgatitemi, është një miqësore që të marrim veten dhe të kemi një vetëbesim shumë të madh sepse na presin ndeshje të vështira në Europian. Unë mendoj se ishte një miqësore shumë e mirë dhe për të marrë një vetëbesim të lartë dhe për të vazhduar kështu”. Kështu deklaroi Jasir Asani, pasi kombëtarja e drejtuar nga Sylvinjo mposhti pa probleme Lihtenshtejnin, në miqësoren e parë nga dy në program, përpara startit të kampionatit europian. Një ndeshje në të cilën vështirë se mund të testoheshin taktikat për përballjet me Italinë, Kroacinë apo Spanjën, por që gjithësesi për majtoshin Asani i ka shërbyer qëllimit.

FANELLA E RËNDË

“Unë jam i lumtur me paraqitjen time dhe që e ndihmova skuadrën – tha autori i golit të dytë kundër Lihtenshtejnit -. Ne duhet të jemi bashkë dhe në Europian duhet të bëjmë maksimumin që nga minuta e parë për të marrë 3 pikët. Duhet ta djersisim këtë fanellë pasi kjo fanellë është shumë e rëndë”.

Lexo më tejVideo/ “Shkojmë në Europian me këmbën e duhur”; premtimi i goleadorit Broja entuziazmon tifozët

MENDJA TE EUROPIANI

Për eufori natyrisht nuk ka vend, sepse kombëtarja duhet të fokusohet menjëherë në miqësoren e dytë, atë kundër Azerbajxhanit, në 7 qershor, ku është e rëndësishme një fitore për të shkuar në Europian me moralin lart. “Ne po bëjmë stërvitje në maksimum që të jemi të gatshëm për Europian – tha Asani -. Duhet të japim maksimumin që nga minuta e parë kush është në fushë dhe duhet të jemi të gjithë bashkë sepse na pret një rrugëtim shumë i gjatë. Besoj do të ketë shumë tifozë për të na mbështetur, me ndihmën e tyre do ta kemi më të lehtë për të marrë 3 pikë. Mendoj se ndeshja me Azerbajxhanin do të jetë një ndeshje shumë e mirë për të marrë vetëbesim për në Europian”.

https://www.youtube.com/watch?v=I4zdH01v9_k&t=4s


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *